Botë

400 milionë euro ndihmë për zonat e prekura nga vërshimet në Gjermani

Foto: AP
 

Një javë pas katastrofës së përmbytjeve, sidomos në pjesën perëndimore të Gjermanisë, qeveria federale ofroi një ndihmë emergjente prej 400 milionë eurosh.

Me këto para synohet të eliminohen dëmet më të mëdha të ndërtesave dhe të infrastrukturës komunale dhe të kapërcehen nevojat e tjera urgjente.