Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

28 të vdekur dhe 577 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë Veriore ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 577 raste të reja me COVID-19 nga 3,885 testime të realizuara.

Sipas Ministrisë gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 572 pacientë, ndërsa betejën me virusin e kanë humbur 28 persona.

Raste aktive në Maqedoninë Veriore janë 12,984.