Botë

Britania e Madhe tërheq trupat e mbetura nga Afganistani

 

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka njoftuar për fundin e misionit britanik në Afganistan, pas tërheqjes së shpejtë dhe sekrete të trupave të mbetura, 20 vjet pas pushtimit të Afganistanit që nisi si betejë kundër terrorizmit.

Kryeministri britanik ka thënë se intervenimi, gjatë të cilit humbën jetën 357 ushtarë britanikë, do të përfundojë edhe nëse talebanët e marrin kontrollin mbi territorin.