Autoritetet në Pennsylvania kanë lëshuar urdhërarrest për një sulm më 2013 në një kamp në Kolegjin Gettysburg, pas gati tetë vjetësh pasi një grua shkoi në polici dhe një vit më pas ajo mori një mesazh që thoshte, “Të kam përdhunuar”.
Policia ka thënë se po kërkojnë 28-vjeçarin Ian Cleary por nuk e kanë gjetur ende. Deklarata e lëshuar ndaj tij përmban akuzat që Cleary e përndoqi 18-vjeçaren Shannon Keeler në një festë në dhjetor 2013, duke e ndjekur deri në shtëpi dhe më pas e sulmoi seksualisht.
Keeler pati shkuar në polici disa orë pas ndodhisë dhe pati bërë analiza që dëshmonte se ajo ishte përdhunuar, por nuk pati arrestim. Autoritetet atë kohë i thanë se ishte e vështirë të ndiqnin raste të tilla ku viktima ka konsumuar alkool, ka treguar ajo për AP. Fletëarresti u lëshua nga një prokuror i ri. Policia e rihapi rastin vitin e kaluar pasi Keeler u paraqit me një numër të mesazheve që dukeshin se vinin nga llogaria e Facebookut të Clearyt. Policia më pas bëri lidhjen e llogarisë me Clearyn përmes një numri të telefonit të njëjtë.