Botë

Gazetarët turq protestojnë ndaj arrestimit të kolegut

 

Dhjetëra gazetarë dhe fotoreporterë janë mbledhur të martën para zyrës së kryetarit të Stambollit për të protestuar kundër arrestimit të një kolegu, gjersa ai po e mbulonte Paradën e Krenarisë në qytet.

Bylent Këllëq ishte arrestuar përkohësisht të shtunën, pasi që njësitet speciale të policisë ua bllokuan marshuesve rrugën drejt sheshit Taksim, pikë kjo qendrore për protesta në anën evropiane të Stambollit.