Botë

Izraeli rikthen përdorimin e maskave në ambiente të mbyllura

izraeli

Shteti i Izraelit ka marrë vendim për rivendosjen e masave në ambiente të mbyllura, pas rritjes së rasteve pozitive me koronavirus. Ky vendim erdhi disa ditë pasi u bë e ditur se njerëzit mund të qëndrojnë pa maska.

Rivendosja erdhi pas rritjes së shqetësimit se mund të ketë rikthim të valës së COVID-19, derisa vendi regjistroi mbi 100 raste të reja ditore, raporton BBC.

Shumica e rasteve lidhën me variantin Delta, të ardhur nga jashtë. Izraeli ëhstë ndër vendet më të suksesshme në trajtimin e koronavirusit si dhe në numrin më të madh të vaksinimit.