Botë

Tre të vdekur nga tornadoja e fuqishme në Çeki dhe qindra të lënduar

çekia
Foto: AP/ Fshati Moravska Nova Ves në Çeki pas tornados
 

Një tornado e rrallë në juglindje të Çekisë të enjten ka lënë të vdekur të paktën tre persona dhe qindra të tjerë të lënduar, kanë thënë ekipet e shpëtimit të premten.

Tornado u formua me stuhi të forta që goditën të gjithë vendin. Shtatë qytete dhe fshatra janë dëmtuar rëndë, me ndërtesa të tëra të shndërruara në gërmadha dhe makina të përmbysura. Mbi 120,000 familje ishin pa energji elektrike.