Botë

Merkel: Evropa po ecën mbi “akull të hollë” sherri i variantit Delta

Angela Merkel
 

Në atë që mund të jetë fjalimi i fundit në Parlamentin gjerman, kancelarja Angela Merkel ka paralajmëruar se beteja kundër pandemisë do të jetë temë kryesore e diskutimeve mes liderëve të Bashkimit Evropian.

Ani pse ka specifikuar se numri i rasteve të infektimit me koronavirus po vazhdon të bjerë, teksa fushata e vaksinimit po arrin nivelet e larta, Merkel ka porositur se Evropa po ecën mbi një shtresë shumë të hollë akulli.