Policia në Greqi ka arrestuar tre persona, të moshës 19, 21 dhe 27-vjeçare, dhe është duke kërkuar një tjetër, pasi dyshohet se kanë përdhunuar një grua shtatzënë.
Të katër dyshohen se kanë kidnapuar një greke 25-vjeçare nga Omonia dhe e kanë transportuar me taksi në një apartament nëntokësor në qendër të Athinës ku e kanë përdhunuar atë.
Mediumet lokale kanë thënë se gruaja, emri i të cilës nuk është bërë i ditur, i ka thënë policisë se është shtatzënë tremuajshe.
Sulmi thuhet se ndodhi të mërkurën në mëngjes në Agios Panteleimon.
Nuk është e qartë nëse shoferi i taksit është një nga katër të akuzuarit për sulmin, të cilët nga mediumet lokale po përshkruhen se janë nga Pakistani.
Gruaja iku dhe raportoi rastin në Polici, që rezultoi me arrestimin e tre prej katër të dyshuarve.