Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandr Luashenko, ka paralajmëruar anëtarët e Bashkimit Evropian se vendi i tij më nuk do të ndalë migrantët të kalojnë kufirin.
Lukashenko i ka vlerësuar sanksionet e fundit të Perëndimit ndaj tij dhe vendit të tij si “luftë hibride”.
Ai ka thënë se Polonia, Letonia dhe Lituania më nuk mund të presin që Bjellorusia do të ndalojë migrantët të mos hyjnë në BE.
“Ata kërkojnë që t’i mbrojmë nga krimi dhe droga. Keni nisur luftë hibride kundër nesh dhe tash kërkoni që t’ju mbrojmë si më parë”, ka thënë Lukashenko, përcjell AP-ja.
Më herët, zyrtarë të Lituanisë kanë akuzuar Bjellorusinë se ka lejuar qëllimshëm migrantët të kalojnë kufirin e Bjellorusisë dhe të futen në BE.
Bjellorusia kufizohet me tri vende anëtare të BE-së: Poloninë, Lituaninë dhe Letoninë. Kufizohet edhe me Rusinë e Ukrainën që nuk janë anëtare të bllokut.