Botë

Kushte të rënda në kampin e imigrantëve në SHBA - sëmundje, morra e abuzim

Foto: BBC
 

Në një qendër të ndalimit kufitar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në shkretëtirën Texan, fëmijët imigrantë po jetojnë në kushte alarmante – ku sëmundja është shumë e përhapur, ushqimi mund të jetë me rrezik dhe ka raporte për abuzim seksual, ka gjetur një hulumtim i BBC-së.

Në muajt e fundit, SHBA-ja ka parë rritje masive të imigrantëve dhe kërkues të azilit nga Amerika Qendrore. Dhuna, katastrofat natyrore dhe ngërçi ekonomik i lidhur me pandeminë janë disa nga arsyet prapa dyndjes, kanë thënë ekspertët.