Botë

SHBA-ja mund ta ngadalësojë ritmin e tërheqjes nga Afganistani

Foto: AP
 

Ushtria amerikane ka thënë se mund ta ngadalësojë tërheqjen nga Afganistani pas fitoreve të fundit në fushëbetejë nga talebanët.

Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, ka thënë se afati për tërheqjen e plotë deri më 11 korrik është ende në fuqi, por ritmi mund të ndryshojë, raporton BBC.