Botë

Turqia me vaksinë vendore, e quan Turkovac

Descriptive Text

Presidenti i Turqisë ka njoftuar se vaksina e parë vendore kundër COVID-19 do të quhet TURKOVAC.

Doza e parë e vaksinës e cila ka hyrë në fazën e tretë të provës klinike, iu dha një vullnetari të martën. Ministri i Shëndetësisë ka thënë se faza e parë dhe e dytë kanë treguar se vaksina është e sigurt dhe ka përgjigje pozitive në imunitet.

TURKOVAC u zhvillua nga Universiteti Erciyes. Presidenti Recep Tayyip Erdogan ka thënë se është e domosdoshme që Turqia të ketë një vaksinë të veten që ta shpërndaj në vend dhe ta eksportoj jashtë, raporton AP.

Aktualisht, në Turqi po shfrytëzohet vaksina Sinovac e Kinës dhe ajo e Pfizerit. Sputnik V e Rusisë po ashtu do të përdoret.

Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca tha se vaksina është “krenaria e kombit”.