Botë

Gjermania arreston një shtetas rus me dyshime për spiunazh

Polizei Deutschland

Një shtetas rus që ka punuar në një universitet gjerman është arrestuar me dyshime për spiunazh, raporton agjencia AP.

Prokurorët gjerman të hënën kanë akuzuar të dyshuarin për bartje të informatave te inteligjenca ruse.

I dyshuari, i identifikuar si Ilnur N., është arrestuar të premten, dhe është bastisur shtëpia dhe vendi i tij i punës. Prokurorët federalë thonë se ai ka punuar si ndihmës-hulumtues për shkencë dhe teknologji në një universitet gjerman. Nuk kanë identifikuar universitetin apo specifikuar se në cilin qytet është arrestuar.

Ilnur akuzohet se në së paku tri raste është takuar me anëtarë të shërbimit inteligjent rus, mes tetorit të vitit të kaluar dhe këtij muaji. Në dy nga ato takime, pretendohet se ka dhënë informata për universitetin në shkëmbim për para.

Një gjykatës të shtunën ka urdhëruar që personi të mbahet në paraburgim.