Botë

Përkundër pandemisë, në vitin 2020 u zhvendosën mbi 82 milionë njerëz në mbarë botën

 

Sipas Raportit të Trendit Global të Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), numri i njerëzve që ikin nga luftërat, dhuna dhe persekutimi në vitin 2020 tejkaloi në mbi 82 milionë, përkundër pandemisë së koronavirusit.

Për të shpjeguar më mirë situatën e refugjatëve para bashkësisë ndërkombëtare, 20 qershori u shpall Dita Botërore e Refugjatëve në vitin 2001.