Botë

Pakistani nuk do t'i japë bazë SHBA-së për operacione në Afganistan

 

Kryeministri pakistanez, Imran Khan, ka thënë se pas tërheqjes së trupave amerikane nga Afganistani, Pakistani assesi nuk do t’ia japë bazat Agjencisë Qendrore të Inteligjencës së SHBA-së (CIA) për operacionet e Washingtonit në këtë vend.

Kryeministri Khan konfirmoi qëndrimin e Pakistanit për përdorimin e bazave ushtarake në një intervistë për programin “Axios on HBO”.