Botë

Suedia në krizë politike, e majta braktis qeverinë

FOTO: AP
 

Suedia aktualisht po përjeton një krizë politike. Parlamenti i vendit do të votojë të hënën për mocionin e mosbesimit kundër kryeministrit social-demokrat, Stefan Lofven.

Katër parti kanë arritur mazhorancën për këtë propozim, të cilin kryeministri e cilësoi të papërgjegjshëm. Deputetët në parlament u shprehën se ishin përpjekur ta shkarkonin që në momentin që mori postin, por vetëm sot e majta vendosi të mbështesë një votë totale mosbesimi.