Ebrahim Raisi pritet të jetë president i radhës i Iranit, pas publikimit të rezultateve preliminare, të cilat i garantojnë atij udhëheqje të palëkundshme.
Raisi ka marrë 17.8 milionë vota, i ndjekur nga konservatori tjetër Mohsen Rezaei i cili ka arritur të marrë 3.3 milionë vota. Ndërkohë kandidati tjetër Abdolnaser Hemmati ka marrë 2.4 milionë vota.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRaisi është top-gjyqtar iranian i cili ka pikëpamje ultra-konservative. Ai është nën sanksione të SHBA-së dhe ka qenë i lidhur me ekzekutime të kaluara të të burgosurve politikë.
Pozita e presidentit në Iran është pozita e dytë më e lartë në këtë shtet, pas liderit suprem. Presidenti në këtë shtet ka ndikim të theksuar në politikat e brendshme dhe ato të jashtme të vendit. Pavarësisht kësaj, lideri suprem Ayatollah Ali Khamenei e jep fjalën përfundimtare për të gjitha çështjet.
Linjat e ashpra të Iranit të cilave u takon Raisi kundërshtojnë liritë më të mëdha shoqërore dhe janë dyshues ndaj Perëndimit, megjithëse disa favorizojnë kthimin në një marrëveshje ndërkombëtare mbi veprimtarinë bërthamore të Iranit.