Botë

OKB-ja kërkon të ndalohet shitja e armëve për Birmaninë

Foto: AP
 

Kombet e Bashkuara kanë bërë një thirrje të pazakontë, duke kërkuar që të ndërpritet shitja e armëve për Birmaninë, si kundërpërgjigje ndaj dhunës së përdorur nga ushtria këtë vit pas grusht-shtetit.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi një rezolutë që dënon juntën ushtarake, e cila përmbysi qeverinë e zgjedhur të vendit më 1 shkurt të këtij viti.