Botë

Guterres riemërohet sekretar i përgjithshëm i OKB-së

Descriptive Text

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, këtë të premte ka riemëruar Antonio Guterres për një mandat të dytë si sekretar të Përgjithshëm, duke ia mundësuar atij që për pesë vjetët e ardhshëm të drejtojë organizatën me 193 anëtarë.

Më herët gjatë këtij muaji, 15 vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, kanë mbështetur kandidaturën e Guterresit për një mandat të dytë.

Sipas Kartës së OKB-së, Asambleja e Përgjithshme emëron sekretarin e përgjithshëm me rekomandim të Këshillit të Sigurimit.

Ndërkohë pritet që mandati i ri i diplomatit portugez 72-vjeçar, do të nisë më 1 janar të vitit 2022.