Botë

Kim Jong-un përgatitet për “konfrontim” me SHBA-në

Kim Jong-un

Kim Jong-un

Udhëheqësi i Koresë Veriore, Kim Jong-un, ka thënë se vendi i tij duhet të përgatitet për bashkë, “dialog dhe konfrontim” me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe “veçanërisht të përgatitet plotësisht për konfrontim”.

Këto deklarata janë të parat që Kim direkt komenton administratën e presidentit amerikan Joe Biden, ka raportuar mediumi shtetëror KCNA, transmeton BBC.

Koreja e Veriut më parë nuk i pati përfillur përpjekjet e administratës amerikane për të vendosur komunikim diplomatik.

Në një takim me liderët e lartë, Kim tha se ata duhet “veçanërisht të përgatiten plotësisht për konfrontim në mënyrë që të mbrojnë dinjitetin e vendit dhe interesat e tij për zhvillim të pavarur”, si dhe të garantojë mjedis të qetë dhe sigurinë e Koresë Veriore.