Botë

Prokurorët francezë kërkojnë një vit burg për Sarkozyn

Prokurorët francezë kanë propozuar dënim me një vit burg për ish-presidentin Nicolas Sarkozy, prej tyre gjashtë muaj pezullim e gjashtë muajt e tjerë t’i kalojë në “arrest shtëpiak”.

Sipas propozimit të dënimit të autoriteteve të ndjekjes penale, Nicolas Sarkozy do të thirret gjithashtu për të paguar gjobë prej 3.750 euro. Prokuroria pritet të shpallë dënimet zyrtare të premten pas fjalimeve të avokatëve.

Çështja Bygmalion ka të bëjë me tejkalimin e kufirit të shpenzimeve të tij parazgjedhore gjatë përpjekjes së tij të dështuar për rizgjedhje në 2012.

Prokurorët pretendojnë se partia konservatore e Sarkozyt shpenzoi gati dyfishin e 22.5 milionë eurove të lejuara sipas ligjit zgjedhor në tubimet ekstravagante të fushatës, më pas punësoi një agjenci për marrëdhëniet me publikun për të fshehur koston.

Ish-presidenti francez është dënuar më herët nga gjykata me tre vjet burg. Sipas këtij vendimi, Sarkozy do të kryente vetëm një vit të dënimit, pasi dy janë pezulluar. Së fundmi prokurorët kërkojnë që ai të kryejë vetëm gjashtë muaj burg.

Ndërkaq, në seancën e zhvilluar dy ditë më parë is-kreu i shtetit francez i ka mohuar të gjitha akuzat ndaj tij.

Duke sfiduar trupën gjykuese, Sarkozy ka thënë se nuk ishte përfshirë në logjistikën e fushatës së tij për një mandat të dytë si president as në mënyrën se si u shpenzuan paratë gjatë periudhës së zgjedhjeve.