Botë

Më shumë se gjysma e qyteteve evropiane e kanë ajrin e ndotur

Më shumë se gjysma e qyteteve evropiane e kanë ende ajrin e ndotur, pavarësisht përpjekjeve të shumta në vitet e fundit për ta zvogëluar atë, thonë të dhënat e fundit zyrtare.

Agjencia Evropiane e Mjedisit ka gjetur se vetëm 127 nga 323 qytete evropiane të cilat i ka vëzhguar, kishin kushte ajri të kalueshme, me përqendrim të grimcave të imëta PM2.5, nën vlerën 10 μg / m3.

Kjo sipas EFA-s, mund të shkaktojë sëmundje të zemrës dhe të organeve të frymëmarrjes tek banorët e këtyre qyteteve.

EFA ka evidentuar se pesë qytete që janë në Kroaci, Itali, Poloni kanë nivelin më të lartë të ndotjes. Tri qytetet më të ndotura, siç thuhet në raport janë Nowy Sacz në Poloni, Cremona në Itali dhe Slavonski Brod në Kroaci.

Ndërkaq, qytetet me ajrin më të pastër janë Umea në Suedi, Tampere në Finlandë dhe Funchali në Portugali.

EFA ka listuar këto qytete duke u bazuar në të dhënat e mbledhura brenda dy vitesh, 2018 dhe 2019.

Jo të gjitha qytetet evropiane janë përfshirë në këtë hulumtim, pasi Britania e Madhe nuk është më pjesë e Agjencisë, pas Brexitit.