Botë

Shkaktohet frikë për cunami në Indonezi pas një tërmeti të fortë

Frika për një cunami është rritur pasi një tërmet i fuqishëm me madhësi 6.1 goditi të mërkurën në brigjet e Indonezisë.

Agjencia gjeofizike e Indonezisë ka paralajmëruar për lëkundje të mundshme dhe potencial të cunamit edhe për banorët e ishujve që janë në lartësi më të madhe mbidetare, pas tërmetit që ndodhi afër ishujve Moluccas.

Tërmeti goditi në një thellësi prej 6.21 milje (10 km).

Ndërkohë autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të lëvizin në pjesë më të larta të tokës.

Një valë cunami mund të shkaktohet nga rrëshqitjet nën ujë, kanë thënë autoritetet. Më herët thuhej se nuk kishte potencial për ndodhje të cunamit.

Nuk ka raporte për lëndime në njerëz.