Botë

OBSH: Numri i të infektuarve me koronavirus po bie, por jo i të vdekurve

 

Numri i rasteve të reja me koronavirus ka rënë në shtatë javët e fundit, ka thënë shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus, mirëpo ai po ashtu ka njoftuar se numri i të vdekurve brenda ditës arrin në mbi 10,000.

Shefi i OBSH-së ka thënë më 14 qershor se rënia e numrit të rasteve në periudhë prej shtatë javësh është më e gjata prej kur ka nisur pandemia.