Anglia pritet të zgjasë masat kufizuese edhe për katër javë të tjera, pas rritjes së numrit të rasteve me koronavirus. Anglia të dielën regjistroi 7490 raste të reja me koronavirus dhe tetë të vdekur.
Pasojë e këtij numri të rritur të rasteve po shihet varianti i ri i koronavirusit i zbuluar në Indi.
Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson do të mbajë konferencë për media sot pasdite për të dhënë informata se kur do të hiqen masat kufizuese.
Siç raporton BBC, ai pritet të thotë se nuk do të jetë e mundur të hiqen masat më 21 qershor, siç ishte planifikuar dhe se masat do të qëndrojnë në fuqi edhe për katër javë.