Botë

"Një ditë jeta ime do të ndryshoj", etiopianët rrëfejnë emigrimet nëpër zonat e rrezikshme

Foto: BBC
 

Çdo vit mijëra banorë të Etiopisë nisin udhëtimet e rrezikshme për të ikur nga vendlindja. Këtë e bëjnë për arsye të ndryshme, primare janë ato të keqjetesës, kequshqyerjes apo edhe mungesës së së ardhmes.

Rreth 2 mijë kilometra detyrohen t’i bëjnë në këmbë në drejtim të Arabisë së Saudite. Rruga e tyre nuk është gjithherë e lehtë pasi ju duhet të kalojnë malet të thata, shkretëtira përvëluese dhe madje edhe zona lufte. Shumë prej tyre përballen me grabitës, që ua vjedhin rrobat, të hollat e pakta apo ushqimet. Një pjesë e madhe e tyre vdesin rrugës ndërsa disa nuk arrijnë në cakun e duhur dhe përfundojnë si lypës nëpër rrugë.