Arabia Saudite ka deklaruar të shtunën se pelegrinazhi i Haxhit të këtij viti do të kufizohet në jo më shumë se 60,000 njerëz dhe të gjithë ata do të jenë të mbretërisë, për shkak të pandemisë.
Edhe vitin e kaluar ishte lejuar një numër shumë i vogël i besimtarëve të merrnin pjesë në ceremoninë vjetore, raporton AP.
Haxhi do të fillojë në mesin e korrikut dhe do të kufizohet për personat nga mosha 18 deri 65-vjeç.
Pjesëmarrësit po ashtu duhet të jenë të vaksinuar.