Turqia administroi gjithsej 578.762 doza të vaksinave kundër COVID-19 gjatë ditës së premten.
Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë së Turqisë thonë se vendi ka administruar gjithsej mbi 32.8 milionë të vaksinave që nga fillimi i fushatës së vaksinimit në janar.
Më shumë se 19.21 milionë njerëz kanë marrë dozat e tyre të para, ndërsa 13.57 milionë janë vaksinuar plotësisht, treguan të dhënat.
Ministria konfirmoi gjithashtu 6.261 raste të reja me koronavirus, duke përfshirë 561 pacientë simptomatikë në gjithë vendin në 24 orët e fundit.
Numri i përgjithshëm i rasteve tani është mbi 5.32 milionë, ndërsa numri i të vdekurve në gjithë vendin ka arritur në 48.593, me 69 viktima të reja.
Ndërkaq, 6.217 pacientë të tjerë kanë fituar betejën kundër virusit gjatë ditës së kaluar, duke e rritur numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 5.2 milionë.
Mbi 56.57 milionë teste të koronavirusit janë bërë deri më tani në vend.
Shifrat e fundit tregojnë se 997 pacientë aktualisht janë në gjendje kritike.