Botë

Macroni kërkon veprime konkretet nga liderët e samitit të G7-s

Descriptive Text

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka kërkuar nga liderët e G7-s që të angazhohen për “veprime konkrete” për të trajtuar sfidat globale, duke shtuar se samiti i këtij viti në Angli “duhet të jetë samit i veprimit”.

“Ne kemi përgjegjësinë që të ofrojmë qëllime të qarta dhe të bëjmë angazhime konkrete për tu ballafaquar me sfidat e kohës tonë” ka thënë Macroni në llogarinë e tij në Twitter, pas takimit me liderët e G7-s.

“Jam i lumtur që ju shoh sërish, të dashur partnerë dhe miq. Le të punojmë, së bashku”, ka shtuar Macron.

Paraditen e të premten, Macroni kishte shpërndarë po në Twitter një fotografi me liderët evropianë në hapje të samiti, ku kishte shkruar “Si çdo herë, bashkimi i njëjtë, përcaktimi i njëjtë për të vepruar, entuziazmi i njëjtë”.

Ndërkohë, Ambasada e Francës në Britani të Madhe e ka përshkruar të premten samitin si një “mundësi historike” për liderët, për të adresuar çështjet me të cilat përballet bota, duke përfshirë këtu rikuperimin nga pandemia me koronavirus dhe shpërndarjen e vaksinës, luftimin e pabarazisë në botë dhe trajtimi i krizës me klimën.

Samiti i radhës i G7-s po zhvillohet në Britani të Madhe nga 11-13 qershor. Çështja e vaksinave kundër COVID-19 dhe lufta kundër ndryshimeve klimatike pritet të jenë temat kyçe të samitit.