Botë

Hungaria do të ndalojë promovimin e orientimit seksual për të rinjtë nën 18-vjeç

Partia konservative qeverisëse e Hungarisë ka përgatitur legjislacion të ri që ndalon materialin pornografik të çdo lloji, ose çdo përmbajtje që inkurajon ndërrimin e gjinisë apo homoseksualitetin tek kushdo nën moshën 18-vjeç.

Partia përshkruan legjislacionin e ri si pjesë të një përpjekje për të mbrojtur fëmijët nga pedofilia. Por, aktivistët e të drejtave të komunitetit LGBT kanë thënë se ligjet janë diskriminuese.

Ligjet pritet të diskutohet të hënën dhe të votohen të martën, raporton AP.

Luca Dudits, anëtare e bordit të grupit “Hatter Society”, ka thënë se nuk ka ligj të tillë askund në Bashkimin Evropian që është kaq i ashpër për LGBT-në.

Grupi ILGA-Europe i cili në vete ka qindra organizata për të drejtat e LGBT-së, ka deklaruar se ato shkelin edhe të drejtën e lirisë së shprehjes dhe të drejtës së edukimit për hungarezët.