Botë

Teksasi paralajmëron ndërtimin e murit në kufi me Meksikën

Shteti i Teksasit është duke planifikuar ndërtimin e një muri ndarës në afërsi të kufirit me Meksikën.

Greg Abbot, Guvernator i këtij vendi ka thënë se kjo duhet bëhet sepse banorët meksikanë që jetojnë në afërsi të kufirit po e tejkalojnë në mënyrë joligjore.

“Duhet ndërtuar muri. Unë kam qenë këtu duke diskutuar me banorët në Luginën e Rio Grande dhe mënyra se si po e kalojnë kufirin është e dënueshme”, ka thënë ai të enjten në një konferencë për media në Samitin e Sigurisë Kufitare.

“Është e tmerrshme ajo çka ka bërë administrata e presidentit Biden”, raportohet të ketë thënë ai.

Siç njofton Dailymail, në muajin e parë të detyrës, Biden ndaloi ndërtimin e murit ndarës mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Meksikës. Ky projekt kishte filluar nga administrata e Donald Trump.