Botë

“Pfizeri” neutralizon edhe variantet e reja të koronavirusit, thotë studimi

FOTO: AP
 

Dy doza nga vaksina e prodhuar nga Pfizer/BioNTech ofrojnë mbrojtje të mirë kundër disa prej varianteve të reja shqetësuese të virusit që po qarkullojnë. Këtu përfshihet varianti B.1.617.2 ose Delta, i cili u regjistrua për herë të parë në Indi.

Liderët globalë po paralajmërojnë për përhapjen e varianteve të reja, disa prej të cilave duket se janë më të transmetueshëm, por studimi i botuar në revistën Nature tregon se vaksinimi i plotë sjell një përgjigje imune që pritet t’i mbrojë njerëzit mirë kundër infeksionit me variantet e reja .