Botë

Porosia e parë e Ratko Mladiqit pas konfirmimit me dënim të përjetshëm

Krimineli i luftës i dënuar me burgim të përjetshëm, Ratko Mladiq, u ka dërguar porosi serbëve përmes djalit të tij, Darko, që ta ruajnë me çdo kusht Republika Srpskan.

Djali i tij, Darko Mladiq, ka dhënë një intervistë për Radio Televizionin e Republika Srspkas, përcjell klix.ba dhe ka treguar se ka vizituar babanë menjëherë pas vendimit të sotshëm të Apelit të Tribunalit të Hagës.

“Ka porositur popullin që të mos ketë merak për gjykimin, ai nuk është i rëndësishëm, e rëndësishme është të ruhet Republika Srpska”, ka thënë djali i tij Darko.

Mladiqit sot iu konfirmua dënimi i përjetshëm nga Apeli. Ai u dënua për 10 nga 11 pikat e aktakuzës, përfshirë edhe për gjenocidin në Srebrenicë, ku në korrik të vitit 1995 u vranë mbi 8.000 bura e djem myslimanë të paarmatosur.