Botë

Kandiq kritikon heshtjen e krerëve të Serbisë pas dënimit të Mladiqit

 

Ish-drejtoresha e Fondit për të Drejtën Humanitare dhe aktivistja për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq, ka kritikuar krerët institucional të Serbisë për heshtjen pas konfirmimit të dënimit të përjetshëm për Ratko Mladiqin.

Lideri i forcave serbe në Bosnjë, u shpall fajtor edhe në shkallën e dytë dhe u dënua për 10 nga 11 pikat e aktakuzës, njëjtë si në shkallën e parë.