Katër persona kanë vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit. Nga 2.853 testime, 23 kanë rezultuar pozitive me COVID-19 gjatë kësaj periudhe.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë shëruar 32 persona, duke çuar numrin e të shëruarve në 149.528.
Numri total i rasteve pozitive në Maqedoninë e Veriut është 155.441, i të vdekurve 5.462 ndërsa numri i rasteve aktive është 451.