Botë

Votimi për qeverinë e re izraelite, deri më 14 qershor

Naftali Bennett pritet të jetë kryeministri i ri i Izraelit (Foto: AP)
 

Votimi në Parlament për Qeverinë e re izraelite që do ta rrëzonte kryeministrin në detyrë, Benjamin Netanyahu, do të mbahet brenda javës. Kështu ka thënë të hënën kryetari i Parlamentit, pa specifikuar datën.

Politikani nacionalist, Naftali Bennett, i cili do ta zëvendësonte liderin më jetëgjatë në skenën politike të Izraelit, i ka bërë thirrje Netanyahut të dielën që të tërhiqet dhe të zmbrapset nga përpjekjet për pamundësimin e formimit të koalicionit të ri.