Botë

Shtatë të vdekur e dhjetë raste të reja me koronavirus në Maqedoni V. në 24 orët e fundit

Në Maqedoni të Veriut në 24 orët e fundit janë regjistruar shtatë raste të vdekjes nga COVID-19, ndërsa po ashtu janë regjistruar edhe 10 raste të reja pozitive me koronavirus.

Rastet pozitive janë nga testimi i 2825 mostrave.

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shëruar 332 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë regjistruar 155.417 raste pozitive me koronavirus, ndërsa 5.455 kanë përfunduar me fatalitet. Janë sëruar 149.292 qytetarë, ndërsa janë 670 raste aktive.