Botë

Shpërthim i fuqishëm në depon e municioneve në Serbi

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur të premten në mëngjes në një uzinë ushtarake në Serbinë qendrore, duke e nxitur evakuimin e punëtorëve dhe qytetarëve që jetojnë në afërsi.

Autoritetet kanë njoftuar se nuk ka pasur të lënduar nga rasti, raporton AP.

Shpërthimi në depon e municionit në fabrikën Slloboda në Çaçak, rreth 140 kilometra larg Beogradit, ka shkaktuar zjarr të madh gjatë orëve të mëngjesit.

Policia ka rrethuar zonën dhe ka udhëzuar qytetarët në afërsi që të largohen nga shtëpitë e tyre. Nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar shpërthimin.