Kryeministri britanik Boris Johnson dhe e fejuara e tij Carrie Symonds u martuan të shtunën në një ceremoni të vogël private në Londër, raportuan gazetat në Britani.
Zyra e Johnsonit nuk pranoi të komentonte raportet e “Mail on Sunday” dhe “The Sun” që çifti u martuan në katedralen katolike romake Westminster përpara një grupi të vogël të miqve dhe familjes.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“The Sun” shkroi se stafi i lartë në zyrën e Johnsonit nuk ishin në dijeni të planit të dasmës.
Nën kufizimet aktuale të koronavirusit në Angli, në dasma mund të marrin pjesë maksimumi 30 persona.
Johnson, 56-vjeçar, dhe 33-vjeçarja Symonds, një aktiviste mjedisore, njoftuan fejesën e tyre në shkurt 2020 dhe kanë një djalë së bashku, Wilfred 1 vjeç.
Martesa do të ishte e para e Symondsit dhe e treta për Johnsonin. Ai ka të paktën pesë fëmijë të tjerë nga marrëdhëniet e mëparshme.
Kryeministri i fundit britanik që u martua në detyrë ishte Lord Liverpool në vitin 1822.