Botë

Vaksinat anti-COVID të Kinës duken të sigurta dhe efektive, sipas një studimi

FOTO: AP
 

Dy vaksina të bëra nga firma farmaceutike e Kinës, Sinopharm, duken të sigurta dhe efektive kundër koronavirusit, sipas një studimi të botuar në një revistë mjekësore.

Raporti, i botuar në Journal of the American Medical Association, arriti në përfundimin se të dy vaksinat janë efektive rreth 73% dhe 78%, siç ka pohuar më parë Sinopharmi.