Botë

Vazhdon konflikti izraelito-palestinez, Maas dënon sulmet “masive” në Izrael

Foto: AP
 

Izraeli dhe militantët palestinezë kanë ndalur shkëmbimin e zjarrit për disa orë gjatë së enjtes, teksa përpjekjet për arritjen e një armëpushimi kanë marrë shtysë të re, një ditë pasi që presidenti amerikan, Joe Biden, ka bërë thirrje publike për avancim drejt ndaljes së dhunës.

Nuk dihet nëse qetësia tetë-orëshe, më e gjata që nga fillimi i luftimeve 11 ditë më parë, ishte pjesë e një ujdie apo vetëm heshtje e përkohshme e dhunës.