Botë

Forcat izraelite vrasin një palestinez që tentoi t’i sulmonte me bombë

Forcat izraelite kanë vrarë një palestinez për të cilin thanë se u përpoq t’i sulmonte me armë dhe eksploziv në qytetin Hebron. BBC-ja raporton se gazetarët që përpiqeshin të filmonin momentin u shtynë u rrahën nga ushtria izraelite. Në anën tjetër mediat e Izraelit raportojnë se arma e palestinezit shpërtheu në dorën e tij.

Udhëheqësit botërorë dhe organizatat humanitare kanë bërë thirrje për të parandaluar vdekjet e banorëve dhe kaosin e krijuar nga shkatërrimi i ndërtesave dhe infrastrukturës. Kësaj thirrjeje i është bashkangjitur edhe kreu i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i cili bëri thirrje për armëpushim.