Botë

Erdogani i kërkon Papës të mbështesë sanksionet ndaj Izraelit

 

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan i ka kërkuar Papa Françeskut të mbështesë sanksionet kundër Izraelit, duke thënë se palestinezët do të vazhdojnë të "masakrohen" për sa kohë që bashkësia ndërkombëtare nuk e ndëshkon Izraelin.

Gjatë një telefonate të hënën me Papën, Erdogan gjithashtu ka thënë se "mesazhet dhe reagimet e vazhdueshme" nga Françesku në mbështetje të palestinezëve do të kishin një rëndësi të madhe për "mobilizimin e botës së krishterë dhe të bashkësisë ndërkombëtare", sipas një deklarate nga drejtoria e komunikimit presidencial turk.