Botë

Arrestohet një gjeorgjian që dyshohet se ka lidhje me vrasjen e 20-vjeçares në Greqi

 

Një person nga Gjerogjia është arrestuar nga policia greke me pasaportë false dhe tashmë po hetohet nëse ka lidhje me bandën që vrau 20-vjeçaren britanike Caroline Anagnostopoulos gjatë një grabitjeje në Glyka Nera të Athinës.

Mediat greke njoftojnë se ai u arrestua kufirin e Evros, në përpjekjen për t'u arratisur nga vendi me veturën e tij. Policia e ndaloi për të verifikuar informacionet rreth tij dhe zbuloi se gjeorgjiani kishte në pronësi një pasaportë të falsifikuar, raporton Prothotema.