Botë

Perëndimi i Indisë goditet nga cikloni Tauktae

Foto: AP
 

Shteti perëndimor i Indisë, Gujarat, pritet të goditet nga cikloni Tauktae, që raportohet se është stuhia më e fuqishme që e ka goditur rajonin që nga viti 1998.

Së paku gjashtë persona kanë vdekur e mijëra janë evakuuar në dy ditët e fundit pas reshjeve të shumta të shiut të përcjella nga stuhia.