Botë

Jep dorëheqje epidemiologu kryesor në Indi

Epidemiologu kryesor i Indisë, Shahid Jameel, ka dhënë dorëheqje nga Organi Këshillimor për pandeminë, pak javë pasi vuri në pikëpytje mënyrën sesi Qeveria indiane po e lufton koronavirusin. Sipas Reuters, Jameel ishte kryesues i Organit, i njohur si INSACOG, derisa nuk dha arsye për dorëheqjen.

“S’jam i detyruar të jap arsyen e dorëheqjes”, ka thënë ai për agjencinë britanike të lajmeve.

India tash e disa javë po përballet me rritje të rasteve të vdekjeve nga koronavirusi dhe mungesë të oksigjenit. Autoritetet janë detyruar që trupat e të vdekurve t’i djegin për shkak të mungesës së hapësirave për varrim.