Botë

Sfidohet vendimi amerikan për vaksinimin e tinejxherëve

Vaksina e Pfizerit kundër Covid-19 po u jepet fëmijëve amerikanë nga mosha 12-vjeçare pas aprovimit nga Agjencia amerikane për ushqim dhe ilaçe.

Por, shkencëtarët janë të ndarë nëse kjo është forma më e mirë për t’ia prerë këmbët pandemisë së koronavirusit. Së pari për shkak se shumë vende më të varfra ende po i presin vaksinat e para dhe meqë mjekët më parë kishin thënë se fëmijët kanë më pak rrezik që të infektohen me koronavirus.

Megjithatë, vaksina e Pfizer ka marrë udhë drejt shkollave, pasi rregullatorët amerikanë të ilaçeve kanë dhënë aprovimin. Prindërit, administratorët e shkollave dhe zyrtarët e shëndetit publik kanë pritur në ankth që vaksina t’u jepet sa më shpejt tinejxherëve.

Ka shenja në Shtetet e Bashkuara se Pfizer po shpreson ta shtrijë edhe më shumë përdorimin e vaksinës në mesin e amerikanëve. Shtetet e Bashkuara po vazhdojnë me ritëm të intensifikuar vaksinimin e qytetarëve, me qëllim që të rihapet krejtësisht ekonomia dhe të hiqen të gjitha kufizimet.