Botë

Arrin në Tel-Aviv i dërguari i posaçëm i SHBA-së për të ndalur luftimet Izrael-Palestinë

Foto: AP
 

Një i dërguar special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka arritur të shtunën në Tel Aviv për të zhvilluar biseda për armëpushim mes Izraelit dhe Palestinës. Hady Amr do të marrë pjesë në bisedimet mes dy vendeve dhe me zyrtarët e Kombeve të Bashkuara, me shpresën për arritjen e marrëveshjes për armëpushim.

Mëngjesin e së shtunës Izraeli ka kryer sërish sulme ajrore në Gaza ndërkohë që militantët palestinezë i janë përgjigjur me raketa.