Botë

18 elefantë gjenden të ngordhur në Indi, dyshohet se u goditën nga rrufeja

 

Një tufë prej 18 elefantësh janë gjetur të ngordhur në Assam të Indisë, me shumë gjasë për shkak se janë goditur nga rrufeja, kanë thënë zyrtarët të premten.

14 elefantë janë gjetur të ngordhur nga fshatarët të enjten dhe katër të tjerë u gjetën të shpërndarë në rrëzë të zonës pyjore të Kundolit në Assam, ka thënë një zyrtar lokal.